Shpërndanin lëndë narkotike në Durrës, Lushnjë dhe Tiranë, arrestohen 2 pjesëtarët e grupit kriminal

Aktualitet

Shpërndanin lëndë narkotike në Durrës, Lushnjë dhe

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Trinomi”, i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

Operacioni i nisur që në tetor 2020, nga strukturat e Hetimit Kundër Narkotikëve në DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës. Goditet një grup kriminal që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Grupi e ushtronte këtë veprimtari kriminale në Durrës, Lushnjë dhe Tiranë. Kapen dhe vihen në pranga 2 nga pjesëtarët e këtij grupi dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre, i cili gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë nuk u gjend në banesë.

Në vitin 2020, në nisjen e operacionit u arrestuan në flagrancë edhe 2 prej pjesëtarëve të tjerë të këtij grupi.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me specialistët e DVP Fier, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një pune hetimore disamujore kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Trinomi”.

Në kuadër të procedimit penal të vitit 2020, për vepren penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim, si rezultat i operacionit u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit të nxjerrë nga Prokuroria Durrës, në ngarkim të dy shtetasve të tjerë:

K.T., 26 vjeç dhe S. T., 20 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit L. S., banues në Lushnjë.

Në nisje të procedimit penal në tetor 2020, nga ana e specialistëve për Narkotikët në DVP Durrës u arrestuan në flagrancë shtetasit M. R. dhe J.B., banues në Tiranë, pasi në vendin e quajtur ” Mbikalimi i Plepave”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin M. R. dhe pasagjer shtetasin J. B., në bagazh është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Nga hetimet disamujore të kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike me klientë të ndryshëm në qytetin e Durrësit, Tiranës dhe Lushnjës.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion