Vijon vala e të nxehtit, temperaturat pritet të shkojnë deri në... Moti sot, 8 shtator 2026

Aktualitet

Vijon vala e të nxehtit, temperaturat pritet të shkojnë deri
Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së martë. Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat do të vijojnë të jenë të larta, me vlerat minimale që pritet të zbresin deri në 16°C, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 37°C në qarqet e Beratit dhe Elbasanit.

Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s.

Ndrkohë, në zonat bregdetare pritet valëzim i forcës 1–2 ballë, duke krijuar përgjithësisht kushte të qeta në det.

Sipas SHMU-së, kushtet atmosferike pritet të mbeten të qëndrueshme gjatë ditës, ndërsa qytetarët këshillohen të ndjekin përditësimet e radhës për zhvillimet e motit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion