“Vija e zjarrit rreth 5 kilometra”, përkeqësohet situata në Dropull si pasojë e flakëve

Zjarri që nisi dje në Frashtan të Dropullit ka vijuar edhe ditën e sotme, duke krijuar problematika të mëdha deri në Finiq. Gazetarja Dorina Muhaj ishte pranë fshatit Kardhikaq, aty ku vatrat e zjarrit vijonin të ishin shumë të përhapura.
Për t’i shuar ato janë përqendruar forcat e shumta zjarrfikëse dhe ushtria, që bëjnë të mundur monitorimin dhe mbajtjen nën kontroll të flakëve.
“Ato janë të rrezikshme si pasojë e erës dhe temperaturave shumë të larta”, raportoi gazetarja.
Në çdo segment të rrugës së vjetër që të çon në Delvinë ka ekipe zjarrfikësish dhe të ushtrisë. Banorët kanë dalë nga shtëpitë për të mbajtur nën kontroll një situatë që mund të përkeqësohet nga momenti në moment.
Pjesa ku ishte vendosur gazetarja rrezikon edhe atraksionin turistik të Syrit të Kaltër.


