Policia greke kontrollon qelitë e “burgut të shqiptarëve”, gjenden thika dhe celularë

Aktualitet

Policia greke kontrollon qelitë e “burgut të

Autoritetet greke kanë ushtruar një kontroll të beftë në burgun Koridhalos, i cili njihet si ‘burgu i shqiptarëve’. Kontrolli është kryer në repartin e 4-të të IEVP.

Gjatë kontrollit në qelitë dhe ambientet e përbashkëta u gjetën dhe u konfiskuan një sërë sendesh të paligjshme,

Konkretisht janë konfiskuar 6 celularë , kufje, 4 karikues celulari, 1 komandë TV BOX , 1 këllëf celulari, 8 thika të improvizuara , 2 thika komerciale, 1 thikë plastike komerciale, e të tjera sende.

Të burgosurit, në qelitë e të cilëve janë gjetur sendet do të përballen me ligjin, teksa futja e të tilla sendeve në qeli po hetohet nga autoritet greke.

Pak kohë më parë, pas një sherri me thika në këtë burg mbeti i vdekur Alfons Ndoci 35 vjeç, person me rrezikshmëri të lartë, i dënuar në Greqi për vrasje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion