Vihen nën kontroll flakët në qendrën tregtare, ende asnjë gjurmë nga 33-vjeçari hero

Aktualitet

Vihen nën kontroll flakët në qendrën tregtare, ende

Situata në qendrën tregtare në Tiranë e cila prej ditësh është në pushtetin e flakëve duket se është vënë nën kontroll.

Prej orëve të pasdites situata është normalizuar, por ende nuk ka asnjë shenjë nga heroi 33-vjeçar Arjan Sala. Nga kati i nëndheshëm ekipet zjarrfikëse po gërmojnë në atë që la pas zjarri.

Arjan Sala mbeti pas punonjësve që i ndihmoi të dilnin jashtë duke vënë në rrezik jetën e tij. Prej më shumë se 52 orësh prej tij nuk ka asnjë shenjë.

Përparim Boshnjaku, komandant i grupit të stacionit kryesor në qendrën e zjarrfikësve në Tiranë në një intervistë e ka cilësuar këtë ngjarje si më të rëndat në punën e tij 30-vjeçare si zjarrfikës.

ME TE LEXUARAT