Akuzohet se përdhunoi 43-vjeçaren me probleme mendore, arrestohet i riu në Devoll
Lajmifundit
/
26 March 2021, 22:10
Aktualitet

Një 20-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Devoll, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 43-vjeçare, me probleme mendore.
I arrestuari është me inicialet K.K. banues në një fshat të Njësisë Administrative Miras.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.


