Vidhte energjinë elektrike dhe nuk kishte regjistruar biznesin, në pranga punonjësi i OSHEE-së

Aktualitet

Vidhte energjinë elektrike dhe nuk kishte regjistruar biznesin, në

Një punonjës i OSHEE-së në Tepelenë u arrestua nga policia për shpërdorim detyre pasi është kapur duke vjedhur energjinë elektrike dhe duke ushtruar aktivitet tregtar të paregjistruar në organet tatimore.

Bëhet fjalë për 61-vjeçarin Arben Shehu me profesion elektriçist pranë OSHEE-së në Tepelenë.

Policia njofton se gjatë kontrollit në banesën e tij, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Gjithashtu u gjet një ambient në të cilin ai ushtronte aktivitet tregtar rrobaqepësi i paregjistruar në organet tatimore.

Njoftimi i policisë:

Shpërdoroi detyrën duke vjedhur energjinë elektrike dhe ushtronte aktivitet tregtar të paregjistruar në organet tatimore, vihet në pranga elektricisti.

Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 61 vjeç, banues në Tepelenë, me detyrë punonjës i OSHEE Tepelenë.

Shtetasi A. Sh. u arrestua në flagrancë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, si dhe u gjet një ambient në të cilin ushtronte aktivitet tregtar (rrobaqepësi) të paregjistruar në organet tatimore.

Materialet në ngarkim të shtetasit A. Sh. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Ushtrim aktiviteti i paregjistruar në organet tatimore”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion