U tërhoq nga politika, Gramoz Ruçi mban fjalimin e lamtumirës në Kuvend

Politikë

U tërhoq nga politika, Gramoz Ruçi mban fjalimin e lamtumirës

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka mbajtur fjalimin e tij të fundit në seancën që sot shënon edhe përfundimin e një legjislature parlamentare.

Ruçi bëri me dije në Kongresin e Partisë Socialiste pak kohë më parë vendimin e tij për t’u larguar nga politika.

Pjesë nga fjala e Ruçit

Më lejoni të përmend disa vlerësime të miat për arritjet dhe për problematikat si dhe për përmbushjen e funksioneve të veta të Kuvendit.

Kjo ishte legjislatura e 100 vjetorit të parlamentarizmit shqiptar, që e festuam sic i takonte.

Njëherësh kjo legjislaturë ishte një kantier i madh e produktiv i procesit ligjbërës.

Legjislatura e zbatimit të reformës në drejtësi, vendimit të KE për çeljen e negociatave të pranimit me Shqipërinë, legjislatura e kryerjes së reformës zgjedhore dhe avancimit të reformave të rëndësishme, legjislatura që ngriti në një nivel të ri të funksionit kontrollues e monitorues të Kuvendit, legjislatura kur Kuvendi u hap më shumë drejt shoqërisë civile, medias, grupeve të interesit e qytetarëve, legjislatura e përballimit të një sfide të madhe globale, pandemia covid 19, përballimit të pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Të gjithë bashkë miratuam 487 ligje, 424 propozime të qeverisë, 59 nisma deputetësh, 3 propozime të përbashkëta e 1 propozim i një deputeti e 20 mijë zgjedhësve. 317 prej tyre me shumicë të thjeshtë, 141 me shumice absolute, 28 me 3/5 e një ligj me shumicë me 2/3.

Kjo ishte legjislatura e celjes së negociatave. Vendimmarrja ne BE po behet e brishte. Duhet ta ndërtojmë Evropën këtu ku jemi, të bëjmë reforma për të krijuar cilësi mirëqenie per qytetaret e jo për të marrë nota të mira nga BE apo anëtarë të vecantë të tyre.

ME TE LEXUARAT