VIDEO/ Zjarr në pallatin në Astir, momenti kur zjarrfikësit shpëtojnë dy fëmijët e vegjël
Lajmifundit
/
15 Nëntor 2025, 14:54
Aktualitet
Një apartament është përfshirë nga flakët në zonën e Astirit në Tiranë. Fatmirësisht, banorët kanë arritur të dalin në kohë dhe për pasojë ka vetëm dëme materiale.
Dy fëmijë të vegjël kishin mbetur të bllokuar në banesë, por forcat zjarrfikëse arritën ta shpëtojnë.
Kjo është video e momentit kur një prej zjarrfikësve e merr të voglin nga ballkoni dhe e zbret poshtë përmes shkallëve.


