Video-skandali në Bashkinë e Kukësit, Safet Gjici kërkon pafajësinë në Gjykatën Kushtetuese

Aktualitet

Video-skandali në Bashkinë e Kukësit, Safet Gjici kërkon

Safet Gjici kërkon prishje të vendimit të Apelit të Posaçëm të datës 24 qershor të vitit 2024 dhe shpalljen e tij të pafajshëm për veprën penale “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”.

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici kërkon pafajësinë në Gjykatën Kushtetuese.

Gjici kërkon prishje të vendimit të Apelit të Posaçëm të datës 24 qershor të vitit 2024 dhe shpalljen e tij të pafajshëm për veprën penale “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”.

Ai u dënua nga Shkalla e Dytë e gjyqësorit me 4 vite e 6 muaj burg për aferën seksuale brenda zyrës së Bashkisë Kukës.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfitoi ulje të dënimi me 3 vite.

Në 19 maj 2025, Safet Gjici u lirua nga qelia për shkak të problemeve shëndetësore, teksa ai po kryen dënimin e mbetur në masën “arrest në shtëpi”. Gjici qëndroi në qeli 23 muaj. /Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion