Nuk informoi klienten për kushtet e kredisë, drejtori i institucionit financiar akuzohet për shpërdorim detyre

Aktualitet

Nuk informoi klienten për kushtet e kredisë, drejtori i institucionit

Një ankesë për mënyrën si u trajtua një kërkesë për kredi ka çuar në hetim drejtorin e një institucioni financiar në Durrës.

Bëhet fjalë për një 50-vjeçar, ndaj të cilit ka policia ka nisur hetim penal për akuzën “shpërdorim detyre”.

Sipas kallëzimit të bërë nga gruaja me inicialet Z. I., gjatë procedurës për marrjen e një kredie ajo nuk është informuar për disa nga kushtet e kontratës.

Çështja tashmë është në duart e Prokurorisë, e cila do të sqarojë rrethanat dhe përgjegjësitë.

Njoftimi i plotë i policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës 

"Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit H. K., 50 vjeç, banues në Durrës, drejtor i një institucioni financiar, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi ka kallëzuar shtetasja Z. I., se gjatë procedurës për marrjen e një kredie në këtë insititucion, nuk është informuar për disa nga kushtet e kontratës. "/Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion