VIdeo/ Polumbarët shqiptarë dhe amerikanët zhyten në gjirin e Dukatit për anijen e mbytur...

Aktualitet

VIdeo/  Polumbarët shqiptarë dhe amerikanët zhyten në gjirin

Polumbarët amerikanë dhe ata shqiptarë janë zhytur ditën e sotme në thellësinë e tabanit detar në Gjirin e Dukatit pranë anijes spitalore “PO” e mbytur gjatë luftës së dytë botërore. Pamjet janë publikuar nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Ai thotë se pjesa e përparme e anijes ndodhet 16 metra në thellësi ndërsa pjesa e pasme ndodhet 37 metra thellësi.

“Në kuadër të stërvitjes “Defender Europe 21” polumbarët amerikanë dhe shqiptarë u zhytën në thellësinë e tabanit detar në Gjirin e Dukatit ku ndodhet anija spitalore “PO” e mbytur gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Bashi (pjesa e përparme e anijes) ndodhet në 16 metra thellësi, ndërsa kiçi (pjesa e pasme) në 37 metra thellësi”, shkruan Peleshi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion