Video/ Plas grushti në Berat/ Punonjësi i Policisë bashkiake godet qytetarin dhe e hedh në tokë

Aktualitet

Video/ Plas grushti në Berat/ Punonjësi i Policisë bashkiake

Ditën e sotme, një punonjës i Policisë bashkiake dhe një qytetar, janë përfshirë në një konflikt fizik në qytetin e Beratit.

Sherri ka ndodhur rreth 15 minuta më parë pranë ish-pallatit të kulturës, për arsye ende të paqarta.Sipas raportimeve nga dëshmitarë të ngjarjes, i pari që e nisi sherrin ishte djali i ri i cili goditi punonjësin e policisë.

Ky i fundit, duket se i kthehet dhe e hedh përtokë.

“Rastesisht po kaloja nuk i pyeta se isha ne rreth, por polici ishte bashkiak. Afer ish-pallatit të Kulturës te xhamia. E qelloi ai cuni përpara, skisbte faj polici”, shkruan një qytetar.

Deri më tani, nuk ka pasur një reagim nga autoritet dhe nuk dihet nëse polici dhe djali i ri kishin një sherr të mëparshëm, apo situata përshkallëzoi direkt.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion