VIDEO/ Momentet kur policët me rroba plazhi arrestojnë në Drimadhë Granit Pepnikën e call center-ave

Aktualitet

VIDEO/ Momentet kur policët me rroba plazhi arrestojnë në

Këto janë pamjet kur kapet “bosi” i call center-ave Granit Pepnika në Drimadhë, gjatë një operacioni të Policisë së Vlorës, ku efektivët e veshur me rroba plazhi ndërhynë për arrestimin e tij.

Operacioni u zhvillua në zonën e Drimadhës, ku u arrestuan shtetasit Granit Pepnika, 29 vjeç, Xhoni Hitaj, 31 vjeç dhe Redion Rexhmati, 28 vjeç.

Pepnika ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar ndërsa kishte një masë arresti nga gjykata i dyshuar për përfshirje në mashtrime me përfitime të mëdha financiare nëpërmjet skemave të call center-ave.

Gjatë kontrollit në vilën ku qëndronin, policia sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe një sasi lënde narkotike, e dyshuar cannabis sativa.

Njoftimi i policisë

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Rrjetet”.

Kapen në Drimadhë dy shtetas të shumëkërkuar, të shpallur në kërkim për mashtrim kompjuterik, të dyshuar për përfitimin e shumave të mëdha monetare nëpërmjet skemave të call center-ave.

Si rezultat i ndjekjes me metoda proaktive të veprimtarisë kriminale, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Rrjetet”.

Në kuadër të këtij operacioni, mesditën e sotme, në zonën e Drimadhës, u kapën shtetasit G. P., 29 vjeç, dhe Xh. H., 31 vjeç, të shpallur në kërkim.

Shtetasi G. P., 29 vjeç, kërkohej pasi, me vendim të datës 30.04.2026, Gjykata e Tiranës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Shtetasi Xh. H., 31 vjeç, kërkohej pasi, me vendim të datës 13.04.2026, Gjykata e Tiranës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vilën ku qëndronin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, si dhe një sasi lënde narkotike, e dyshuar cannabis sativa.

Në momentin e arrestimit të këtyre shtetasve u kap dhe u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, shtetasi R. R., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion