VIDEO/ Darka më e çmendur në botë! Gjashtë parashutistë hëngrën ndërsa binin nga 13.000 metra lartësi

Nitro Circus ka prezantuar një nga projektet më të guximshme në historinë e sporteve ekstreme, të titulluar “Dinner for 6” (Darka për 6), një performancë që sipas organizatorëve është realizuar për herë të parë në botë në disiplinën e rënies së lirë.
Në këtë sfidë spektakolare, gjashtë parashutistë u ulën rreth një tavoline ngrënieje të shtruar plotësisht, e cila u hodh nga pjesa e pasme e një avioni në një lartësi prej rreth 13 mijë feet mbi Arizona.
Tavolina ishte e pajisur me mbulesë të bardhë, gota vere, pjata me ushqim dhe servise, ndërsa sportistët qëndruan në vendet e tyre gjatë rënies së lirë.
Për afro 40 sekonda, ata simuluan një darkë në ajër, përpara se të hapnin parashutat dhe të përfundonin me sukses kërcimin.
Operacioni u drejtua nga dy emra të njohur të parashutizmit, Steve dhe Sarah Curtis. Steve Curtis konsiderohet një nga parashutistët më të mirë në histori, me mbi 25 mijë kërcime dhe një sërë titujsh kombëtarë e ndërkombëtarë.
Sarah Curtis, nga ana tjetër, mban disa rekorde kombëtare dhe botërore, duke qenë një figurë e njohur në garat dhe demonstrimet e këtij sporti.


