VIDEO/ Megaoperacioni i SPAK dhe policisë Italiane, publikohen pamjet nga aksioni

Aktualitet

VIDEO/ Megaoperacioni i SPAK dhe policisë Italiane, publikohen pamjet nga

Janë bërë publike pamjet e aksionit të ndërmarrë nga autoritetet italiane në Breshia, ku u godit një grup kriminal i përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, i dyshuar për trafik ndërkombëtar droge. Në video shfaqen momentet e kontrolleve të kryera me ndihmën e qenve antidrogë, ndërsa policia gjen sasi të konsiderueshme lënde narkotike.


Pjesë e sekuestrimit është edhe drogë e paketuar në qese të shënuara me logon e markës luksoze britanike “Rolls Royce”.

Një operacion i përbashkët mes SPAK-ut dhe Prokurorisë së Breshias ka rezultuar në goditjen e një rrjeti kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës. Me urdhër të Gjykatës së Breshias janë lëshuar 24 masa sigurie, nga të cilat 9 janë ekzekutuar menjëherë në qytet.

ME TE LEXUARAT