“Nuk u dorëzuan sepse do t’i vrisnin”, u la në burg, flet avokati i Erzen Ukës: Policia e shtetit i ka qëlluar, të japin llogari

Aktualitet

“Nuk u dorëzuan sepse do t’i vrisnin”, u la në burg,

Avokati i Erzen Ukës, Roland Islami, ka deklaruar se ka kërkuar lirimin e klientit të tij, duke e cilësuar arrestin si të paligjshëm.

Sipas avokatit, por edhe vetë Ukës, ai nuk ka asnjë lidhje me armët që i atribuohen në hetime. Uka ka pohuar se ndodhej në banesë në momentin e ndalimit pasi e ka thirrur Julian Cumraku, një mik i tij, për të qëndruar aty si miq.

Deklarata e avokatit thekson mungesën e bazës për akuzat ndaj Ukës dhe kërkon që organet e drejtësisë të rishikojnë menjëherë masën e arrestit.

“Ka vetëm një akuzë, armëmbajtje pa leje. Kërkova arrestimin e paligjshëm të klientit tim, Erzen Uka ishte në atë banesë në mënyrë rastësore. Madje dhe policia ishte rastësisht në atë banesë, pasi po kontrollonte për kanabis në zonë. Ai ishte nën ndjekje dhe vëzhgim nga policia. Ato armë që janë të vjetra, nuk dihet nëse funksionojnë, nuk e bëjnë përgjegjës Ukën se është posedues i tyre. Ngrita zërin në gjykatë sa i përket plagosjes së zotit Uka.

I kërkova gjykatës, i cili nëse do të ishte plagosur nga policia, kërkova që të cilësohej i paligjshëm arrestimi, ose të identifikohej se kush e plagosi. Ai tha se kishte shkuar në atë banesë, se e kishte ftuar Cumraku në banesë, dhe nuk ishte në dijeni se kishte armë në banesë. Pasi ai e di shumë mirë se ishte në ndjekje nga policia, në vëzhgim. Ai nuk ka lidhje me grupe terroriste të ISIS, as policia nuk e dyshon këtë gjë. Ai nuk ka lidhje me armën, apo me vendngjarjen. Nuk është shtëpia e Erzen Ukës. Këtë gjë e pohoi. Cumraku i kishte mbledhur ato armë të vjetra në fshat dhe i kishte futur aty. Policia e shtetit i ka qëlluar. Duhet të japin llogari policia si u plagos. Nuk u dorëzuan sepse do t’i vrisnin”, tha avokati.

Uka dhe Çumraku u vetëdorëzuan pas më shumë se 13 orësh të rrethuar në një banesë në lagjen Orosh të fshatit Kryezi, Fushë-Arrëz. Çumraku ishte kthyer të jetonte prej më shumë se një viti në fshatin e të parëve, ndërsa kohët e fundit aty ishte bashkuar edhe Uka. Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti armë, municion, granata dhe një flamur të organizatës “ISIS”.

Erzen Uka ka qenë i dënuar më herët për nxitje të urrejtjes dhe konfliktit, ndërsa Julian Çumraku ka precedentë për vjedhje dhe kanosje.

ME TE LEXUARAT