VIDEO/ Erë dhe dëborë në Kolonjë, rrëzohen degët e pemëve në aksin Ersekë-Rehovë, vështirësohet qarkullimi
Lajmifundit
/
21 Janar 2026, 14:26
Aktualitet

Për shkak të erës së fortë, në rrugën Ersekë-Rehovë të bashkisë Kolonjë, janë krijuar problematika si pasojë e rrëzimit të degëve të pemëve.
Zjarrfikësit e Kolonjës kanë ndërhyrë deri më tani për hapjen dhe pastrimin e rrugës ndërsa mësohet se tashmë rruga është e qarkullueshme pa probleme.
Nga ana tjetër, instancat bëjnë thirrje për kujdes dhe shmangie të lëvizjeve të panevojshme për shkak të kushteve të vështira atmosferike.


