VIDEO- Arrestimi i Alket Xhixhës dhe Elvin Merlikës, persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore! Ja çfarë u sekuestrua

Aktualitet

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e arrestimit të Alket Xhixhës dhe Elvin Mërlikës, dy persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe të shpallur në kërkim për llogari të SPAK.

Me anë të një njoftimi zyrtar policia sqaron se dy të kërkuarit u kapën të armatosur me armë zjarri pistoleta dhe armë gjahu.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy armë zjarri pistoleta, dy armë gjahu, dy radio si ato të policisë, një jelek antiplumb dhe municion luftarak.

Për të dy personat GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale:

“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, në bashkëpunim të posaçëm të grupit kriminal”; “Grup i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Kush janë dy te arrestuarit 

Dy personat e arrestuar në kuadër të aksionit të RENEA-s janë Elvin Merlika (në foto) dhe Alekt Fredi Xhixha.

Merlika dhe Xhixha u vunë në  pranga në Fushë Kuqe,ndërsa emrat e tyre janë të njohur për autoritet e drejtësisë.

Elvin Merlika ka qenë në kërkim si pjesëmarrës në planin për të vrarë Indrit Dokles, porosi e dhënë nga Ervis Martinaj. Ndërsa Fred Xhixha ishte personi që bëri të mundur takimin e Nuredin Dumanit dhe Ervis Martinajt.

Emrat e tyre kanë dalë pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, i penduar i drejtësisë.

Merlika akuzohej për sigurimi i kushteve për të kryer vrasje. Më herët SPAK kërkoi edhe konfiskimin e 20 pasurive në emër të tij dhe të familjarëve, por kërkesa u rrëzua në gjykatë.

Njoftimi: 

Policia e Shtetit

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 75”.

Kapen në një terren të vështirë dhe vihen në pranga dy të kërkuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Dy të kërkuarit u kapën të armatosur me armë zjarri pistoleta dhe armë gjahu.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri pistoleta, dy armë gjahu, dy radio si ato të policisë, një jelek antiplumb dhe municion luftarak.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin së shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua operacioni policor i koduar “Operacionalja 75”.

Gjatë operacionit me shkallë të lartë rrezikshmërie, në një terren të vështirë në zonën e Fushë-Kuqes pranë lumit, në një banesë, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale bënë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe ndalimin e dy shtetasve me rrezikshmëri të lartë shoqërore, konkretisht:

A. Xh., 42 vjeç, banues në Fushë-Krujë, dhe
E. M., 47 vjeç, banues në Mamurras, të shpallur në kërkim, pasi GJKKO ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale:

“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, në bashkëpunim të posaçëm të grupit kriminal”;

“Grup i strukturuar kriminal”;

“Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Gjatë kontrollit, forcat e posaçme operacionale gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri tip pistoletë brenda në çanta marsup, si dhe 2 armë gjahu, bashkë me municion luftarak, pa leje.

Po gjatë kontrollit u gjetën edhe 2 radio ndërlidhëse si ato të policisë dhe një jelek antiplumb.

Vazhdon puna për dokumentimin dhe gjetjen e provave të tjera.

 

ME TE LEXUARAT