Aksion në Fushë-Kuqe e Dobraç, SPAK arreston 2 ‘ushtarët’ e Ervis Martinajt! Njëri pjesë e grupit për eliminimin e Indrit Dokles

Aktualitet

Aksion në Fushë-Kuqe e Dobraç, SPAK arreston 2

Forcat Operacionale kanë zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm (rreth orës 05:00) një operacion të befasishëm te Bajrat në Dobraç të Shkodrës dhe në Fushë-Kuqe (Kurbin).

Paraprakisht gjatë aksionit në Fushë-Kuqe janë arrestuar dy persona në kërkim për llogari të SPAK. Ata janë identifikuar si Elvin Merlika, pjesëmarrës në planin për eliminimin e Indrit Dokles sipas porosisë së Ervis Martinajt dhe Fred Xhixha i cili bëri të mundur takimin e Nuredin Dumanit dhe Ervis Martinajt.

Gjatë këtij aksioni bëhet me dije se Operacionalja kanë sekuestruar gjithashtu edhe armë zjarri.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion