I liruar nga amnistia, theu xhamin e makinës së çiftit italian dhe vodhi 2500 euro, arrestohet 35 vjeçari në Vlorë

Aktualitet

I liruar nga amnistia, theu xhamin e makinës së çiftit italian

Grabiti makinën e çiftit italian në Vlorë, arrestohet 35 vjeçari në Vlorë! Sapo ishte liruar nga burgu falë Amnistisë Penale

Pas ngjarjes së ndodhur pasditen e djeshme (10 maj) në Vlorë ku u grabitën 2500 euro dhe sende me vlerë nga makina e një çifti italian, policia ka arritur të arrestojë autorin.

Në pranga ka rënë 35 vjeçari Ervis Myrtaj i cili u kap pasditen e sotme nga policia në lagjen “28 nëntori”.

Autori ka vërejtur se po ndiqej nga policia dhe e ka lënë makinën me të cilën lëvizte dhe më pas ka tentuar të ikë me vrap.

Pas ndjeshjes nga policia për më shumë se 10 minuta në lagjet e Vlorës, u bë i mundur arrestimi i tij.

Sipas informacioneve të konfirmuara për Top Channel, i arrestuari rreth 35 vjeç sapo ka dalë nga burgu duke përfituar nga Amnistia Penale.

Policia po e kontrollon makinën e tij si dhe çantën që la në makinë kur tentoi të largohej me vrap.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion