Sulm me armë zjarri në Shkodër, 46 vjeçari plagos me pistoletë të riun dhe arratiset

Aktualitet

Sulm me armë zjarri në Shkodër, 46 vjeçari plagos me

Një ngjarje me shtëna me armësh zjarri janë shënuar pasditen e sotme (11 maj) rreth orës 16:00 në lagjen “Salo Salihi” të Shkodrës.

Shkak për të shtënat me armë zjarri dyshohet të ketë qenë një konflikt i çastit.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka mbetur i plagosur në kofshë 24 vjeçari Jaser Osmani i cili u transportua në spitalin rajonal të Shkodrës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për kapjen e autorit G.M, 46 vjeç i cili pasi qëlloi me pistoletë të riun, ia ka mbathur nga vendngjarja.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion