Vetëvritet 65-vjeçari në Pogradec, reagon policia

Aktualitet

Vetëvritet 65-vjeçari në Pogradec, reagon policia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec.

Mësohet se është vetëvrarë një 65-vjeçar, i cili ka qëlluar veten në kokë me arme.

Uniformat blu bëjnë me dije se burri është vetëvrarë në bodrumin e banesës.

Ndërkaq në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 10.02.2024, rreth orës 17:35, në fshatin Vërdovë, Pogradec, në bodrumin e banesës dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri tip automatik, shtetasi N. A., rreth 65 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

 

ME TE LEXUARAT