“Mori gjakun” e vëllait, kush është Shkëlzen Keqi, i ekstraduar në Itali

Aktualitet

“Mori gjakun” e vëllait, kush është Shkëlzen

Shkëlzen Keqi, Daniel Gjoni dhe Dienis Hoxhaj janë  tre shqiptarët që u ekstraduan drejt Italisë dhe Spanjës por, për çfarë akuzohen këta shtetas?

Shkëlzen Keqi në gusht të vitit 2022 u përfshi në vrasjen e 36-vjeçarit Elson Kalaveri. Ngjarja ndodhi në rajonin e Pizas në Itali dhe pas një sërë hetimesh intesive nga autoritetet italiane rezultoi se Shkëlzen Keqi ishte porositësi i kësaj vrasje.

 Lidhur me këtë ngjarje më 15 shtator të 2023 u arrestuan dy shqiptarë dhe tre italiane. Katër prej tyre u arrestuan nga karabinierët e Pizas në Itali ndërsa, Shkëlzen Keqi u arrestua në Fushë-Krujë.

E gjithë kjo ngjarje ndodhi për shkak të hakmarrjes, pasi në vitin 2014 Elson Kalavari ekzekutoi vëllain e Shkëlzen Keqit, Genti Keqi.

 Elson Kalaveri qëlloi me armë zjarri fqinjin e tij Genti Keqi brenda ambienteve të Komisariatit të Mamurrasit. Kalaveri aso kohe deklaroi se gjithça e kishte bërë për vetëmbrojtjeje.

ME TE LEXUARAT