“Vetëm e preku kalin”, shkuan për turizëm në Kalanë e Beratit, tregojnë familjarët e viktimës: Autori e goditi papritur me thikë

Aktualitet

Zbardhet dëshmia e familjarëve të viktimës në Berat, të cilët kishin vajtur për turizëm në Kalanë e qytetit, ndërsa gjithçka u kthye në tragjedi.


Familjarët e viktimës, Keli Hoxha, kanë deklaruar në polici se konflikti nisi vetëm sepse viktima kishte prekur kalin me dorë.

Ata theksojnë se familjari i tyre nuk e ka sharë apo ofenduar autorin, por është goditur papritur, pasi i kishte thënë vetëm: “S’ka asgjë të keqe.”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10, ku pas një debati për motive të dobëta, 63-vjeçari Kristo Mema (i njohur edhe si Konstandin Hoxha) ka goditur me mjet prerës 42-vjeçarin Keli Hoxha, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Autori u lokalizua dhe u arrestua në lagjen Kala, pranë Tabjes, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion