Vetëdorëzohet një nga autorët e sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi

Aktualitet

Vetëdorëzohet një nga autorët e sulmit ndaj avokatit Sokol

Ndërsa drejtori i Policisë Tiranë, Tonin Vocaj po mbante konferencën për shtyp mbi identifikimin e autorëve të dhunës barbare ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, një nga autorët është vetëdorëzuar.

Dorian Alia, një nga autorët kryesorë të sulmit mëngjesin e sotëm ndaj avokatit është vetëdorëzuar pak minuta më parë në komisariatin e Tiranës.

Tre autorët e tjerë janë identifikua si Romario Tabaku, Drivald Alia si dhe Elton Kasaj të cilët nuk janë paguar për të kryer sulmin, por kanë lidhje krushqie me njëri-tjerin. Ndërsa organizator i këtij sulmi dhe urdhërues sipas policisë është Dritan Jani Nano.

Vetëdorëzohet një nga autorët e sulmit ndaj avokatit Sokol

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion