Këngëtarja e njohur greke prej tri javësh në reanimacion, tashmë jashtë rrezikut

Showbiz

Këngëtarja e njohur greke prej tri javësh në reanimacion,

Lajme të mira sot për këngëtaren e madhe Marinella, e cila prej tre javësh ndodhet e shtruar në reanimacion pas goditjes së rëndë që pësoi në skenën e Herodionit pak pas nisjes së koncertit.

Tashmë Marinella i ka shpëtuar rrezikut dhe po përmirësohet dita-ditës.

Sipas mediave greke Marinella pritet të dalë nesër nga reanimacioni dhe të transferohet në një dhomë të thjeshtë.

Për një periudhë kohore, e cila ndoshta do të jetë disa ditë, mjekët do ta kenë nën vëzhgim dhe më pas do të vendoset nëse do të shkojë në një qendër rehabilitimi apo në shtëpinë e saj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion