Veshja e Ramës, veprimet e Metës dhe Yuri Kim, ja çfarë nuk u pa gjatë ceremonisë “Defender 21”

Paraditen e sotme nisi stërvitja e “Defender 21”, ku të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhe presidenti Ilir Meta.

Të tre këta mbajtën një fjalim para stërvitjes, kun ë thelb ishtë bashkëpunimi i SHBA me Shqipërinë.
Në fotot e realizuara nga LSA, shihen moment që kamera nuk i filmoi.

Nisim fillimisht me ambasadoren e cila gjatë momentit që në sfond dëgjohej himni, mbajti dorën në zemër.

Kryeministri Edi Rama, ashtu si gjithmonë, është veshur ndryshe. Ai është paraqitur me atlete të zeza, me vija anësore portokalli, ndërsa veshur mbante tuta. Veshjen ai e kishte kompletuar me një xhaketë serioze dhe këmishë të bardhë, padyshim, nuk mungon as maska mbrojtëse.

Ndërkohë, Presidenti Ilir Meta, është parë gjatë gjithë kohës me telefon në dorë. Sa i përket vendeve ku janë ulur, në qendër, qëndron kryeministri Edi Rama.


