Ministri palestinez: Etja e Izraelit për të zëvëndësuar vendasit me kolonët e sapoardhur

Bota

Ministri palestinez: Etja e Izraelit për të zëvëndësuar

Kudsi është thelbi i konfliktit me Izraelin, tha ministri i Jashtëm palestinez Riyad al-Maliki.

“Pushtimi i vazhdueshëm izraelit, ndërtimi i vendbanimeve të paligjshme dhe bllokimi i Rripit të Gazës ishin shkaqet kryesore të të gjitha problemeve dhe ciklit të vazhdueshëm të konfliktit”, theksoi al-Maliki në një deklaratë.

Kryediplomati palestinez theksoi se përshkallëzimet izraelite në lagjen Sheikh Jarrah në Kudsin Lindor të okupuar ishin një “dëshmi se Izraeli është i etur për të zbatuar një karakter hebre dhe izraelit në gjithë qytetin e shenjtë duke zëvendësuar popullsinë indigjene palestineze me kolonët e sapoardhur”.

“Fokusi i diplomacisë palestineze mbetet në çështjen e Kudsit”, tha al-Maliki, duke vazhduar se diplomacia palestineze “ka arritur interes më të madh për çështjen palestineze”.

Të premten, me ndërmjetësim të Egjiptit u arrit një armëpushim midis grupeve të rezistencës palestineze dhe Izraelit, duke i dhënë fund sulmeve 11-ditore. Të paktën 248 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë 66 fëmijë dhe 39 gra, kurse mbi 1.900 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë. Dymbëdhjetë izraelitë gjithashtu janë vrarë nga raketat palestineze nga Rripi i Gazës/AA

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion