Veprimi i pafalshëm i 26-vjeçarit në Tiranë, përfundoi në burg për dhunë ndaj nënës së tij

Aktualitet

Veprimi i pafalshëm i 26-vjeçarit në Tiranë,

Policia e Tiranës ka njoftuar mëngjesin e sotëm se ka arrestuar një 26-vjeçar. Sipas njoftimit zyrtar, i riu me iniciale B.Gj akuzohet për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij. Nuk dihet se kush e ka denoncuar të riun.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. Gj., 26 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion