Qarkullonte me armë zjarri pa leje në zonën e plazhit, e pëson keq 30-vjeçari në Himarë (Foto)

Aktualitet

Qarkullonte me armë zjarri pa leje në zonën e plazhit, e

Policia e Himarës ka arrestuar një 30-vjeçar nga Tirana, për armëmbajtje pa leje. Policia bën me dije se i riu qarkullonte në zonën e plazhit me armë zjarri.

“Jalë, Himarë/ Shërbimet e Policisë evidentojnë dhe godasin një rast të armëmbajtjes pa leje në zonën e plazhit. Qarkullonte me armë zjarri me vete në zonën e plazhit në Jalë, kapet dhe arrestohet në flagrancë 30-vjeçari.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë pa leje. Në zbatim të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale gjatë sezonit turistik, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kanë intensifikuar punën dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara kanë identifikuar, kapur  dhe arrestuar në flagrancë shtetasin M. K., 30 vjeç, banues në Tiranë. 

Qarkullonte me armë zjarri pa leje në zonën e plazhit, e

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në zonën e plazhit, në vendin e quajtur “Kampingu Jalë, duke qarkulluar si pasagjer në një automjet. Gjatë kontrollit në çantën e dorës të shtetasit M. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. K., për veprën penale "Armëmbajtje pa leje".

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion