Vendoste baste sportive përmes telefonit, arrestohet 52-vjeçari në Sarandë

Aktualitet

Vendoste baste sportive përmes telefonit, arrestohet 52-vjeçari

Një 52 vjeçar ka rënë në pranga e policisë pasi ushtronte aktivitetin e basteve sportive në subjektin e tij.

Në dyqanin e 52- vjeçarit, gjatë kontrollit u konstatua një celular që shërbente për vënien e basteve sportive. 

Njoftimi i policisë:

Ushtronte veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive, në subjektin e tij, vihet në pranga 52-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë intensifikuar kontrollet dhe kanë goditur një tjetër rast të kësaj veprimtarie.

Si rezultat, gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin (dyqanin) e shtetasit I. A., në lagjen nr.1, Sarandë, u konstatua një celular që shërbente për vënien e basteve sportive, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, u arrestua shtetasi I. A., 52 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion