Vendoset lëndë plasëse pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet

Aktualitet

Vendoset lëndë plasëse pranë një kompanie inertesh

Një sasi lënde plasëse është konstatuar mëngjesin e kësaj të hëne pranë makinerive të një kompanie inertesh në zonën e Spaçit, në Mirditë.

Sipas informacioneve paraprake, lënda plasëse është vënë re nga punonjësit e kompanisë, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Fatmirësisht ajo nuk ka shpërthyer.

Në vendngjarje pritet të mbërrijnë forcat xheniere për të bërë çaktivizimin e lëndës plasëse, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e vendosjes së saj.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion