Thyen dyert e shkollës 9-vjeçare në Lezhë, dy të mitur vjedhin 16 laptopë dhe regjistrimin e kamerave të sigurisë

Aktualitet

Thyen dyert e shkollës 9-vjeçare në Lezhë, dy të

Drejtoresha e një shkolle 9-vjeçare në Lezhë Ka njoftuar se në ambientet e brendshme të shkollës kishte konstatuar dëmtime në pesë dyer dhe dyshonte për marrjen e dokumenteve dhe pajisjeve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka kryer veprimet e para hetimore dhe ka bërë të mundur identifikimin e dy të miturve, 17 dhe 14 vjeç, të cilët dyshohet se, në bashkëpunim me katër persona të tjerë, kanë dëmtuar dyert e brendshme të shkollës dhe kanë marrë 16 laptopë dhe DVR-në e kamerave të sigurisë.

Nga analiza e pamjeve filmike të sigurisë rezulton se në këtë ngjarje kanë qenë të përfshirë gjithsej gjashtë persona. Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë, si dhe për gjetjen dhe sekuestrimin e pajisjeve të vjedhura.

Hetimet janë ende në zhvillim, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje për çdo informacion nga qytetarët që mund të ndihmojë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion