Vendosën muzikë pas orës policore, 1 mln lekë gjobë për dy pronarët e lokaleve në Durrës (Emrat)

Aktualitet

Vendosën muzikë pas orës policore, 1 mln lekë gjobë

Policia e Durrësit ka gjobitur me 1 milionë lekë dy objekte, pasi ushtronin aktivitetin me muzikë pas orës së lejuar. Mësohet se janë gjobitur shtetasit Bekim Toro 30 vjeç dhe Majk Kulla 23 vjeç, banues në Durrës.

“Durrës/ U konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë, procedohen penalisht dhe ndëshkohen me masë administrative 2 administratorë subjektesh.

Bekim Toro 30 vjeç dhe Majk Kulla 23 vjeç, banues në Durrës, administrator  të 2 subjekteve  në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, pasi u konstatuan duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Gjithashtu, për të 2 subjektet është vendosur masa administrative me nga 1.000.000 lekë, për shkelje të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion