Vendimi/ Vrau djalin pasi e bullizonte, gjykata cakton arrest me burg për 74 vjeçarin

Aktualitet

Vendimi/ Vrau djalin pasi e bullizonte, gjykata cakton arrest me burg për

Gjykata e Tiranës caktoi sot (5 shkurt) masën e sigurisë “arrest në burg” për 74 vjeçarin Hekuran Gjoni, i cili vrau me thikë djalin e tij Asim Gjoni.

Ngjarja ndodhi më 1 shkurt tek Kodra e Priftit në rrugën Ilia Shyti në Tiranë, brenda banesës së familjes Gjoni.

37 vjeçari Asim Gjoni u dërgua në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve dhe për pasojë ndërroi jetë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një ditë pas ngjarjes, (2 shkurt) policia e Tiranës arrestoi autorin dhe e referoi ngjarjen në prokurori për kryerjen e veprës penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Në dëshminë e tij, përveç pretendimit fillestar që djali e bullizonte i moshuari ka thënë se i biri ka dhunuar edhe motrën, veprim që ka bërë që ai të reagonte.

ME TE LEXUARAT