Zhvendosja e palestinezëve, ministri i Jashtëm turk: Plani i Trump për Gazën është i papranueshëm
Lajmifundit
/
5 Shkurt 2025, 11:10
Aktualitet
Kryediplomati turk kritikoi të mërkurën propozimin e presidentit amerikan, Donald Trump që Shtetet e Bashkuara të marrin Rripin e Gazës dhe të zhvendosin palestinezët në vende të tjera.
“Kjo është një çështje e papranueshme”, tha ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, për agjencinë zyrtare të lajmeve Anadolu.
Ai tha se zhvendosja e palestinezëve nga Gaza ishte diçka që “as ne dhe as rajoni nuk mund ta pranojmë”.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Është e gabuar edhe ta sjellësh atë për diskutim”, shtoi ai.