Vëllai i biznesmenit që tentoi të hidhej nga godina e Muzeut Historik: Na kanë kërcënuar me jetë

Aktualitet

Vëllai i biznesmenit që tentoi të hidhej nga godina e Muzeut

Lidhur me aktin e ndërmarrë nga një biznesmen nga Kosova me emrin Admir Jahelezi, i cili tentoi të hidhej nga godina e ‘Muzerut Historik Kombëtar’, ka folur edhe vëllai i tij, Ismet Jahelezi.

Ai tha se situata kishte arritur deri në këtë pikë sepse nuk kishte marrë asnjë përgjigjie nga ministria e Transportit në Shqëipëri. Ndërsa tha se në Kosovë, madje ishte takuar edhe me kryeministrin ndërsa këtu sipas tij, çdo gjë është hermetike, e mbyllur.

Në fjalën e tij ai gjithashtu zbuloi se ishin kërcënuar me jetë nga kompania e transportit ‘Rilindja SHPK’, të cilët donin të ndërprisnin konkurrencën dhe të opereonin të vetëm në treg.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kemi bërë kallëzim në prokurorinë e qarkut të Tropojës. Na kanë kërcënuar me jetë. Ministria na ka bllokuar liçencën që mos të operonim më. Na ka dalë dhe na kërcënuar pronari i agjensisë së transportit ‘Rilindja SHPK’ Në Kosovë kemi taku edhe kryeministrin. Ndërsa këtu është hermetike çdo gjë, e mbyllur.”

ME TE LEXUARAT