Veliaj kërkon ti kthehet celulari që i sekuestruan oficerët e BKH, ja vendimi që mori gjykata!

Aktualitet

Veliaj kërkon ti kthehet celulari që i sekuestruan oficerët e

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt për heqjen e sekuestros së celularit. Celulari i Veliajt është sekuestruar ditën e arrestimit të kryebashkiakut, më 10 shkurt.

Aparati celular është marrë si dëshmi për hetimin sa i përket provave për të cilat më pas është bërë dhe arrestimi i Veliajt. Gjatë arrestimit të kryebashkiakut Erjon Veliaj në zyrën e tij të punës, oficerët e BKH-së dhe policisë i kanë sekuestruar edhe telefonin e tij celular.

Kryebashkiaku që aktualisht ndodhet në paraburgimin e Durrësit, pasi është i dyshuar për korrupsion e pastrim parash i është drejtuar Gjykatës së Posaçme dhe kërkon kthimin pas të telefonit.

Ai pretendon se celulari i është sekuestruar në mënyrë të paligjshme. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion