Veliaj kërkoi të njihej me aktet ligjore, shtyhet në 24 mars seanca ndaj kryebashkiakut

Aktualitet

Veliaj kërkoi të njihej me aktet ligjore, shtyhet në 24 mars

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën mbrojtjes dhe ka shtyrë për më 24 mars seancën ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Sipas akteve të dosjes për seancën paraprake, kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj ka bërë kërkesë për vënien ne dispozicion të akteve, tha avokatja e kryebashkiakut  Valentina Teodoresku.

“I pandehuri ka bërë disa kërkesa për aktet e dosjes, t’i vërë në dispozicion te pandehurit te gjitha aktet për dosjen. Mënyra e vënies në dispozicion, teksa ai është në burg, dorëzimi i akteve t’i bëhet përmes oficereve të Byrosë Kombëtare te Hetimi”, vendosi gjykata.

Veliaj nuk ishte prezent në seancën e sotme ndërsa mbrojtja e tij lexoi një deklaratë të kryetarit të Tiranës nga paraburgimi i Durrësit ku shprehet: “Nuk dua të paraqitem në seancë”.

Veliaj ka pretenduar në deklaratën e dorëzuar në gjykatë se ai s’ka bërë ende seancë paraprake dhe jo më të jetë në fazën e themelit për gjykim.

“E kam takuar klientin tim, jepini të gjitha aktet, vërjani në dispozicion, ne s’patëm mundësi të mbrohemi në seancë paraprake”, tha avokatja e tij e caktuar nga gjykata Valentina Teodoresku.

Veliaj ka pretenduar se gjyqtarja e seancës paraprake Etleva Deda i mohoi të drejtën për t’u mbrojtur efektivisht dhe kërkoi përjashtimin e saj, kërkesë që u rrëzua.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion