“Gazi i Zegjinesë”, Rama ironizon Bardhin: Burri i parë në histori që Komiteti i Helsinkit e mbrojti nga një vajzë

Aktualitet

“Gazi i Zegjinesë”, Rama ironizon Bardhin: Burri i parë

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS këtë të hënë, teksa u lexua raporti i PS në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Rama u ndal edhe te akuzat që janë hedhur nga opozita.

Kreu i PS iu drejtua kreut të grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, duke i kujtuar humbjen që pati në qarkun e Fierit në zgjedhjet e 11 majit.

Rama ironizoi më tej Bardhin duke i thënë se është i vetmi burrë në historinë e botës që është marrë nga mbrojte nga Komiteti i Helsinkit, për sulm nga një grua, duke iu referuar këtu ‘betejës’ online që është zhvilluar mes deputetes së PS Zegjine Çaushi dhe Bardhit.

“Belinda Balluku e çoi PD për jufka në Dibër dhe e asfaltoi Gazment Bardhin në Fier. Gazi i Zegjinesë, që për herë të parë në historinë e botës është burri i vetëm që është marrë në mbrojtje nga Komiteti i Helsinkit nga sulmi i një gruaje. Mëshirë Zegjine”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion