Vdekja tragjike e vëllait të mitur të Gjestit, zbardhen detaje nga aksidenti, shoku i tij në gjendje kritike

Aktualitet

Vdekja tragjike e vëllait të mitur të Gjestit, zbardhen detaje

Ne nje aksident tragjik ka humbur jetën tragjikisht këtë të premte vëllai i fituesit të Big Brother Vip Albania 4, Gjesti.

Dy persona kanë qenë në motoçikletë, teksa dyshohet se kanë humb kontrollin e motomjetit dhe janë përplasur me një makinë.

Kjo sipas informacioneve të para, teksa hetuesit janë akoma në vendin e ngjarjes dhe po vazhdojnë punën e tyre.

Vdekja e njërit prej të aksidentuarve, që është vëllai i Gjestit, është konfirmuar në vendin e ngjarjes, ndërsa personi i dytë që ishte në motomjet me të është duke marrë trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.

Sipas mjekëve gjendja e tij është e rëndë. Është raportuar që është një person i ndaluar për aksidentin, por sipas policisë një gjë e tillë nuk është e vërtetë deri në këto momente, pasi duhet të pritet për identifikimin e shkaktarëve të aksidentit.

POLICIA:

“Rreth orës 14:00 policia është njoftuar për një aksident në një të Pejës. Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një katërçikletë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me autoambulancë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi. Një tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim në emergjencën e Pejës”, u shpreh Gashi.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion