Vdekja tragjike e familjes Haliti, kryetari i Komunës së Gjilanit “presion” autoriteteve shqiptare

Aktualitet

Vdekja tragjike e familjes Haliti, kryetari i Komunës së Gjilanit

Një ditë pas lamtumirës së pjestarëve të familjes Haliti, që vdiqën në mënyrë tragjike në Gjirin e Lalëzit, nga helmimi, ka reaguar kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. Pasi djali i familjes dyshon për vdekjen e familjarëve të tij, duke mos e besuar variantin e kërpudhës, Haziri i bën thirrje autoriteteve shqiptare që të hedhin dritë mbi ngjarjen.

“Gjilani, Kosova e Shqipëria u tronditën nga tragjedia që ndodhi në Durrës, përkatësisht në Gjirin e Lalëzit, ku tre bashkëqytetarët tanë, Elfete, Afrim e Ferdinaze Haliti, ndërruan jetë papritur. Sot ia dhamë lamtumirën e fundit në Gjilan dhe na mbeti peng e vërteta e shuarjes së tyre.

Shteti shqiptar e ka për obligim që sa më parë të dal me rezultatin përfundimtar të hetimit për zbardhjen e të vërtetës. Për shpirtrat e Elfetes, Afrimit e Ferdinazes, për familjen Haliti, për Gjilanin, për Kosovën, për Shqipërinë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Haliti për këtë humbje të madhe. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, shkruan ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion