Shkelën rregullat e qarkullimit, policia rrugorë “dërgon” në Komision 18 shoferë, arreston 3 të tjerë

Aktualitet

Shkelën rregullat e qarkullimit, policia rrugorë

Policia e Durrësit njoftoi mëngjesin e sotëm se policia rrugore ka arrestuar 3 persona, të akuzuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Po ashtu, blutë tregojnë se brenda 24 orëve, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, janë vendosur 185 masa administrative dhe 18 shoferë do paraqiten në Komision.

“Durrës/ Vijon puna për rritjen  e parametrave të sigurisë në rrugë. Në 24 orët e fundit Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë vënë në pranga 3 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Gjithashtu kanë vendosur 185 masa administrative për shkelje të ndryshme dhe 18 drejtues mjetesh për tu paraqitur në Komision.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit: Z. Gj., 48 vjeç, banues në Shijak, pasi në aksin rrugor Maminas-Manëz, duke drejtuar në gjendje të dehur motomjetin tip "Lifan", ka humbur kontrollin dhe ka mbetur i lënduar pasagjeri shtetasi Sh. Gj., i cili pas mjekimit të marë në spital është larguar në banesë.

B. S., 48 vjeç, banues në Sukth, pasi në aksin rrugor Sukth-Shijak, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip "Opel", është përplasur me një tjetër mjet duke i shkaktuar dëme materiale.

M. B., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Gjiri Lalëzit-Maminas, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip "Toyota", është përplasur me një tjetër mjet duke i shkaktuar dëme materiale.

Nga ana e Strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës vijon intensivisht puna në rritjen e  sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT