Vdekja e mistershme, prindërit e 22-vjeçares shqiptare zbulojnë se burri e nxirrte prostitutë

Aktualitet

Vdekja e mistershme, prindërit e 22-vjeçares shqiptare zbulojnë

Sonila Cani u gjet e vetëvarur në tualetin e banesës së saj në Torino të Italisë më 21 Mars 2021. Prindërit e saj, për herë të parë, panë dhe mësuan të vërtetën e hidhur për jetën e dyfishtë të Kreshnikut, bashkëshortit të vajzës së tyre dhe Sonilës, kur emisioni Uniko publikoi fotot e saj në rrugët e Torinos, teksa priste klientë sepse punonte si prostitutë.

Vdekja e mistershme, prindërit e 22-vjeçares shqiptare zbulojnë

Në këto foto, që janë fiksuar nga “Google Maps”, duket 22-vjeçarja në një prej kryqëzimeve rurgore në Torino të Italisë. Fotot i përkasin Shtatorit të vitit 2020, kohë kur shqiptarja ndodhej në Itali dhe nuk ishte kthyer në Shqipëri. Këtë fakt e kanë konfirmuar edhe prindërit e vajzës, Sose dhe Dashnor Nazo.

Vdekja e mistershme, prindërit e 22-vjeçares shqiptare zbulojnë

Ata shprehen se dhëndri i tyre nuk u kishte treguar se çfarë pune bënin për të fituar “lekun e thjeshtë”.

Sose dhe Dashnor Nazo bëjnë fajtor Kreshnik Canin për vdekjen e vajzës së tyre.

Gazetari: Kjo foto është kapur nga Google, është marrë nga harta e Google Maps dhe është e fiksuar në Shtator të vitit 2020. Në Shtator, Sonila ishte në Itali?

Dashnor Sazo: Në Shtator po.

Vdekja e mistershme, prindërit e 22-vjeçares shqiptare zbulojnë

 

Sose Nazo: Në Itali ka qëndruar. Kreshniku ka ardhur na tha që do vij të marr djalin. Edhe kur vinte na takonte ne, thoshte nuk po e marr dot.

Gazetari: Këtu është në një nga rrugët, siç e shikoni, këtu është Sonila. Kjo foto është marrë nga Google. Nuk e besuam fillimisht. U interesuam gjatë gjithë këtyre ditëve për të zbuluar të vërtetën. Pikërisht për punën në këtë rrugë, vajza juaj nuk jeton më sot.

Sose Nazo: Atë (Kreshnikun) ta vras direkt, atë njeri.

Gazetari: Ne po i shkojmë kësaj historie përtej çdo dyshimi të arsyeshëm me të dhënat dhe faktet që po ju paraqesim. Ne po i provojmë me shumë prova edhe fakte.

Sose Nazo: Me punët që ka bërë dhe që i ka dhënë çupës, ai e ka vrarë vetë.

Dashnor Nazo: Unë di vetëm këtë, që çupa ime ka qenë nën kërcënimin e atij (Kreshnikut)/tvklan.al

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion