Vdekja e 3-vjeçarit në Shkodër, Prokuroria nis hetimet!

Aktualitet

Vdekja e 3-vjeçarit në Shkodër, Prokuroria nis hetimet!

Prokuroria Shkodër ka nisur hetimet për vdekjen e 3-vjeçarit të mitur ditën e djeshme, ku dyshohet helmim nga ilaçi i miut.

"Lidhur me rastin e te miturit 4 vjeçar qe ka ndërruar jete, ju bej me dije se Prokuroria ka orientuar shërbimet e Policisë Gjyqësore ne Komisariatin e Vau te Dejës për kryerjen e veprimeve te para hetimore. Është referuar materiali procedural penal dhe Prokuroria ka regjistruar procedimin penal dhe do vijojnë hetimet”, njofton Prokuroria.

Kujtojmë se motra e tij 7-vjeçare ndodhet në gjendje kritike ndërsa nuk dihet gjendja e nënës të tyre e cila është shtatzënë. Analizat toksikologjike pritet të hedhin dritë mbi shkaqet që i morën jetën trevjeçarit, ndërsa për rastin hetime ka nisur edhe Prokuroria e Shkodrës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion