Vazhdon “telenovela” në Kuvendin e Kosovës! Nuk ka qeveri për herë të 21-të në seancën e konstituimit

Aktualitet

Vazhdon “telenovela” në Kuvendin e Kosovës! Nuk ka qeveri

Ka dështuar sërish seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Për herë të 21 deputetët janë mbledhur sërish, por nuk pati kuorum për të votuar Komisionin për votim të fshehtë.

Çështja kyçe mbeti formimi i një Komisioni për votim të fshehtë, propozim i ardhur nga Lëvizja Vetëvendosje si partia fituese e zgjedhjeve, e cila ka insistuar sërisht që kryetari i Kuvendit të zgjidhet përms kësaj metode.

Megjithatë, propozimi nuk gjeti përkrahje nga partitë opozitare. PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe refuzuan të propozojnë përfaqësues për këtë Komision, duke e bllokuar kështu procesin.

Në momentin kur çështja e formimit të Komisionit u hodh për votim, 53 deputetë votuan pro, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër apo abstenim.

Seanca e parë konstituive e legjislaturës së 9-të të Kuvendit të Kosovës u mbajt më 15 prill. Partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, ka propozuar Albulena Haxhiu, për kryetare të Kuvendit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion