Detajet nga shpërthimi në Berat/ Eksplozivi në derën e lokalit, mesazh për djalin e pronarit

Aktualitet

Detajet nga shpërthimi në Berat/ Eksplozivi në derën e

Një sasi lëndë plasëse është hedhur gjatë natës në lokalin e shtetasit Sali Fetiu, në lagjen "Çlirim" në Berat. Sasia e lëndës plasëse, që është hedhur në orën 04:00 të mëngjesit, ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale në derën hyrëse.

Lokali në pronësi të shtetasit Sali Fetiu vijon të jetë i mbyllur prej 2 vjetësh dhe në xhamat e tij shihet tabela "Jepet me qera". Grupi hetimor po vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e kapjen e autorit, ndërkohë që janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të bizneseve përreth.

Dyshohet se hedhja e lëndës plasëse ka qënë një paralajmërim për djalin e pronarit të lokalit, 37-vjeçarin Asllan Fetiu. Ky i fundit, në 24 Mars 2024 ka plagosur me thikë në lokalin përballë një klient 85-vjeç që gjendej brenda në lokalin ku 37-vjeçari Asllan Fetiu, në gjendje të dehur, ka kërkuar një shtetas në lokal dhe pasi nuk e ka gjetur, ka qëlluar me thikë klientin 85-vjeç Todi Biçaku.

Burimet policore bëjnë me dije se plagosja e dy muajve më parë nuk është pista e vetme ku po hetohet, por po hetohet edhe në pistën e larjes së hesapeve të pazareve të prishura të bizneseve të kundraligjshme jashtë shtetit. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion