Varrezë e të pushkatuarve të Enverit në Përmet?! Reagon ministrja e Ramës: I përket mesjetës

Aktualitet

Varrezë e të pushkatuarve të Enverit në Përmet?! Reagon

Ministrja e Kultures Elva Margariti ka reaguar ne lidhje me varrezen e zbuluar ne Permet diten e sotme ku ka theksuar se objekti ne fjale i perket periudhes se mesjetes.

Ne nje postim ne faqen e saj zyrtare, Margariti thekson se varreza e zbuluar ne rrugen qe po ndertohet, sipas specialisteve i perket periudhes historike te mesjetes.

Reagimi: Një varrezë mesjetare zbulohet në Përmet!

Gjatë monitorimit të punimeve për zbatimin e projektit Task 5, "Për zhvillimin e integruar urban dhe turistik Berat- Përmet", dolën në dritë disa varre.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Gjirokastër ndërmori menjëherë pezullimin e punimeve, dhe në datën 07.07.2021 specialistët tanë realizuan inspektimin dhe vlerësimin e gjetjeve arkeologjike në terren.

Varrezë e të pushkatuarve të Enverit në Përmet?! Reagon

Nga rezultatet paraprake mendohet se kemi të bëjmë me një varrezë të periudhës mesjetare.

Në mbledhjen e djeshme të Këshilit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale u diskutua dhe u përcaktua kryerja e gërmimit arkeologjik të shpëtimit nga ana e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë, për varrezën e identifikuar.

Rezultatet e gërmimit arkeologjik të shpëtimit, do të paraqiten për shqyrtim në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Kombëtar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion