Publikohet lista me emrat, kush janë kandidatët për anëtarë të këshillit Kombëtar të PD

Miratohet lista e anëtarëve të kandidatëve për anëtarë të këshillit Kombëtar të PD.

Partia Demokratike ka publikuar listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtar, të cilët u miratuan në mbledhjen e sotme të kryesisë.
Lista me kandidatë do të kalojë per votim në Kuvendin Kombetar, më 17 Korrik.
Nga kandidatët, do të zgjidhen 300 anëtarë të Këshillit Kombëtar. Siç thekson PD, nga 300 anëtarët, që do të zgjidhen, jo më pak se 30% femra dhe jo më pak se 15% të rinj deri në 35 vjeç.
Emrat e kandidatëve për Këshillin Kombëtar janë propozuar në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD, ndërsa përzgjedhja do të bëhet në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, që do të mbahet ditën e shtunë.


